Andy Burnham ka nisur zyrtarisht mandatin si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke prezantuar kabinetin e tij të ri qeveritar dhe premtuar një fillim të ri për vendin. Në fjalimin e parë përpara Downing Street, Burnham deklaroi se synimi i qeverisë është të “rikthejë shpresën”, të rivendosë besimin e qytetarëve te politika dhe të ndërtojë një ekonomi më të fortë e më të drejtë.
Burnham pranoi se qytetarët janë lodhur nga paqëndrueshmëria politike e viteve të fundit, duke theksuar se qeveria e tij duhet të “bëjë më mirë” për të sjellë ndryshime reale.
Ai u zotua për një qasje të kujdesshme ndaj ekonomisë, duke respektuar rregullat fiskale, por duke shfrytëzuar çdo mundësi për të investuar më shumë në infrastrukturë dhe zhvillim.
Kryeministri i ri njoftoi se ditët në vijim do të prezantohet një paketë mbështetëse për përballimin e kostos së jetesës, e cila pritet të përfshijë uljen e faturave të energjisë, mbështetje për transportin publik dhe masa të tjera për familjet britanike.
Burnham vendosi gjithashtu në qendër të programit të tij decentralizimin e pushtetit, riindustrializimin e vendit, reformimin e sistemit të kujdesit social dhe luftën kundër varfërisë. Një nga vendimet e para të qeverisë së tij do të jetë hartimi i një plani për t’i dhënë fund fenomenit të fjetjes në rrugë.
Përbërja e qeverisë së re
Kryeministër: Andy Burnham
Kancelar i Thesarit: John Healey
Sekretar i Jashtëm: Ed Miliband
Sekretare e Brendshme: Shabana Mahmood
Sekretare e Parë e Shtetit & Kancelare e Dukatit të Lancaster: Louise Haigh
Sekretare e Shëndetësisë: Yvette Cooper
Sekretar për Punën dhe Pensionet: Pat McFadden
Sekretare e Strehimit: Angela Rayner