Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tonë, Abdelmomen Mohammed Sharaf. Kreu i Shtetit, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe asistencën financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite. Një vlerësim të veçantë, Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.