Shtetet e Bashkuara kërcënojnë me sanksione Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, nëse heton krimet e dyshuara të luftës, të kryera nga amerikanët në Afganistan. Sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, “Kjo është e padrejtë dhe e paligjshme”. Nëse Haga nuk tërhiqet, gjyqtarëve e prokurorëve të Gjykatës do t’iu ndalohet hyrja në Amerikë, si dhe pritet t’iu bllokohen fondet, në rast se janë pjesë e sistemit financiar amerikan.