Pasi njohu liderin e opozitës si president të përkohshëm të Venezuelës, Amerika paralajmëron regjimin e Nicolas Maduros. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton foli për përgjigje të fortë nëse kërcënohen diplomatët amerikanë ose Juan Guaido. Lideri i opozitës ka bërë thirrje për protesta anti-qeveritare të mërkurën dhe të shtunën.