Më pak se 30% e amerikanëve duan të bashkohen me Groenlandën, sipas një sondazhi nga Fox News.
Ndërkohë, 85% e groenlandezëve janë kundër marrjes së territorit nga SHBA.
Që nga marrja e Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur planet që SHBA të marrë territorin danez.
Zv/presidenti JD Vance aktualisht po viziton trupat amerikane në Groenlandë, duke u thënë atyre se Danimarka “nuk ka bërë një punë të mirë nga populli i Groenlandës”.
Vance shtoi se Groenlanda do të ishte më mirë “të vinte nën ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara sesa të ishit nën ombrellën e sigurisë së Danimarkës”.
Edhe Trump ka deklaruar më herët se aneksimi i Groenlandës do të ndodhë.
Në takimin me shefin e NATO-s, Markl Rutte, Trump tha “Nuk e kam menduar shumë më parë, por jam duke u ulur me një njeri që mund te jetë shumë i dobishëm (referuar Rutte). E di Mark, të duhet për sigurinë ndërkombëtare, jo vetëm për sigurinë. Është me të vërtetë një pyetje shumë e përshtatshme”.
Partia e opozitës pro-biznesit të Groenlandës, “The Democrates”, e cila dëshiron një qasje të ngadaltë ndaj pavarësisë nga Danimarka, fitoi zgjedhjet parlamentare të së martës.
Trump tha se zgjedhjet ishin të mira për SHBA-në – megjithëse komentet e tij të fundit nuk kanë gjasa të shkojnë mirë në Danimarkë, e cila ka thënë vazhdimisht se Groenlanda nuk është në shitje.