Stërnipi i Mbretëreshës Elizabeth II do të bëhet anëtari i parë i familjes mbretërore që do të bëhet pjesë e forcave Komando të Britanisë së Madhe. Mediat britanike shkruajnë se Arthur Chatto, 22-vjeç, ka njoftuar Mbretëreshën se është pranuar në akademinë e Marinës Mbretërore, për të përfunduar kursin e oficerit Komando.

Pjesëtari i fundit i familjes mbretërore që ishte regjistruar në këtë kurs ishte Princi Edward në vitin 1987, i cili më pas vendosi të largohej pa e përfunduar stërvitjen 12-mujore. Arthur është djali i vetëm i Lady Sarah, e bija e Princeshës Margaret, e cila është motra e Mbretëreshës Elisabeth II.

Në të kaluarën ai ka pozuar si model, duke fituar shumë ndjekëse në rrjetet sociale të cilat e pagëzuan si “anëtari më seksi i familjes mbretërore”. Më vonë, ai e fshiu llogarinë e tij në Instagram. Rikujtojmë, se Princi Harry mbante titullin honorifik të Kapitenit të Marinës Mbretërore, por titulli iu shfuqizua pasi hoqi dorë nga detyrat mbretërore.
Autobiografia për të cilën Princ Harry ka treguar që do të nxjerrë vitin e ardhshëm, duket se nuk është pritur fare mirë nga mbretëresha. Paul Burrell, ish-shërbëtori i princeshës Dianës dhe i familjes mbretërore, ka pohuar se mbretëresha është gati të “luftojë” kundër autobiografisë së Princit Harry.
Së fundmi, Mbretëreshës Elizabetë i është sosur durimi me deklaratat dhe akuzat e Princ Harry-t dhe Meghan Markle dhe ka vendosur mos t’i tolerojë më ata. Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Elizabetë është në diskutime me avokatët dhe thuhet se ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.