Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse do ishte gjallë, gjithçka do ishte ndryshe…” E vërteta që fshihet pas përçarjes së Princit Harry dhe Princit William!

Familja mbretërore britanike vijon të përballet me tensione të brendshme, ndërsa mungesa e Mbretëresha Elizabeth II duket se ndihet më shumë se kurrë.

Sipas burimeve pranë pallatit, nëse ajo do të ishte ende gjallë, situata mes Princi Harry dhe Princi William mund të kishte marrë një tjetër drejtim. Mbretëresha konsiderohej si një figurë që dinte të mbante ekuilibrat dhe të afronte palët, pa mbajtur anë.

Ndërkohë, raporti i Harry-t me Mbretin Charles III duket se ka nisur të zbutet disi, pasi flitet për një rikthim komunikimi mes tyre pas një takimi në vitin 2025. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për marrëdhënien me William-in, e cila mbetet e ftohtë dhe e tensionuar.

Përçarja mes dy vëllezërve ka nisur vite më parë, fillimisht për shkak të shqetësimeve të William-it për lidhjen e shpejtë të Harry-t me Meghan Markle. Më pas, situata u përkeqësua ndjeshëm pas largimit të çiftit nga familja mbretërore dhe deklaratave publike që pasuan.

Në librin e tij, Harry e ka përshkruar raportin me të vëllain si një marrëdhënie të ndërlikuar, mes dashurisë dhe konfliktit, duke treguar se përplasjet mes tyre nuk kanë qenë vetëm verbale.

Nga ana tjetër, Kate Middleton thuhet se ka qenë një nga personat që ka ndihmuar në uljen e tensioneve, duke u përpjekur të ruajë një balancë brenda familjes.

Pavarësisht situatës, burime pranë pallatit theksojnë se monarkia britanike ka kaluar edhe kriza më të mëdha dhe ka ditur të qëndrojë e fortë.

Megjithatë, është e qartë se mungesa e Mbretëreshës Elizabeth II ka lënë një boshllëk që nuk është mbushur ende.