Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të rikthejë në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 23 korrik. Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ai akuzohet për korrupsion dhe abuzim me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.