Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut!

Apeli i Posaçëm diskutoi dhe vendosi lënien në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut në detyrën kur ishte zv/kryeministre.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, pas pezullimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, sot më datë 09.03.2026 disponoi për çështjen penale nr. 5 akti, datë 10.02.2026 regjistrimi, si vijon:

Miratimin e vendimit nr. 18, datë 19.11.2025 dhe të vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me ankimin e ankueses B.B edhe për sa i përket caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuar nga neni 242 i K.Pr. Penale..