Aktualitet

Zbardhet raporti i KE: Balluku, SPAK kërkoi arrestimin, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin! Rrezik për pandëshkueshmëri!

Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë! Raporti i Komisionit Europian për sundimin e ligjit në Shqipëri është ndalur edhe te zhvillimet që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK për çështje që lidhen me korrupsionin dhe procedurat e tenderimit.

Në dokument, Komisioni Europian ngre shqetësime për vendimin e Kuvendit për të mos miratuar heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke e lidhur këtë me parimet e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si dhe me parimin e barazisë para ligjit.

“Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit”, thuhet në raport.

“The suspension of a highlevel official from duty ordered by the SPAK Court, in accordance with current provisions of
the Criminal Procedural Code, as well as SPAK‘s request to the Parliament to lift said
official’s parliamentary immunity, triggered significant negative reactions from the executive
and legislative branches, including direct attacks against SPAK and judicial institutions. The
governing institutions of the judiciary issued public statements, denouncing political pressure”

Sipas BE-së, në mars të vitit 2026, Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti të akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit.

Komisioni Europian vlerëson se ky vendim ka krijuar shqetësime për respektimin e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe për mundësinë që zyrtarët e lartë të trajtohen ndryshe përpara ligjit. Raporti i referohet gjithashtu nismës së një grupi deputetësh të shumicës qeverisëse për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat synonin zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë sigurie gjatë proceseve gjyqësore.

Sipas Brukselit, këto ndryshime kanë ngritur pikëpyetje nëse mund të dëmtojnë efektivitetin e hetimeve penale, veçanërisht atyre që lidhen me korrupsionin në nivelet e larta të administratës.

“Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit. Në mars 2026, Kuvendi hodhi poshtë një kërkesë të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, i akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit. Ky refuzim ngjalli shqetësime për respektimin e parimeve të balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit. Paralelisht, një grup deputetësh të shumicës qeverisëse propozuan ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, me qëllim zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë paraprake gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore. Këto ndryshime ngritën shqetësime se mund të pengojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë hetimet për korrupsion në nivelet e larta, si edhe se koha kur u propozuan mund të krijojë perceptimin e pandëshkueshmërisë”,- sqarohet në raport.

Raporti i BE-së vlerëson ndërkohë progresin e bërë nga Shqipëria në reformën në drejtësi dhe punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, por nënvizon se ndërhyrjet politike, mbrojtja përmes imunitetit dhe ndryshimet ligjore të perceptuara si pengesa për hetimet mbeten shqetësime për sundimin e ligjit.

LEXONI RAPORTIN KËTU