Tech

Apple humb gati 300 miliardë dollarë nga vlera e tregut, shkak tarifat e Donald Trump!

Aksionet e Apple ranë me gati 9 për qind mëngjesin e sotëm, pasi investitorët reaguan ndaj njoftimit të madh të tarifave nga presidenti Donald Trump. Ky është një nga rëniet më të mëdha ditore të vlerës së kompanisë që nga marsi i pandemisë në 2020, duke fshirë mbi 293 miliardë dollarë nga kapitali i tregut brenda pak orësh. Apple, si dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë përfshirë Microsoft, Amazon, Google, Tesla dhe Meta janë prekur nga tarifat, pasi shumicën e pajisjeve të tyre i prodhojnë në Kinë, Vietnam dhe Indi.

Tarifat e Trump e rrisin ndjeshëm koston e importit të tyre në SHBA. Aksionet e Meta-s ranë me 8 për qind, Amazon dhe Tesla me 9 për qind, Google me 4 për qind ndërsa Microsoft pësoi një rënie prej 3 për qind. Analisti Angelo Zino nga CFRA Research thotë se Apple mund të përpiqet të zbusë ndikimin e tarifave duke përmirësuar efikasitetin në zinxhirin e furnizimit dhe duke ndarë koston me konsumatorët. Megjithatë, ai paralajmëron se “do të jetë e vështirë të transferohet më shumë se 5 deri në 10 për qind e rritjes së kostos” në çmimin final pa rrezikuar ndjeshëm të ardhurat.

Një iPhone mund të bëhet shumë më i shtrenjtë falë tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump. Aksionet e teknologjisë së madhe janë goditur nga tarifat e reja të SHBA-së, por Apple është një prej kompanive më të goditura, duke humbur rreth 8 për qind. Kompania prodhon shumicën e telefonave të saj në Kinë, e cila është goditur nga një tarifë prej 54 për qind. Pyetja tani është nëse Apple do t’i kalojë tarifat e reja plotësisht tek konsumatorët. Nëse ata vendosin ta bëjnë këtë, analistët parashikojnë që iPhone e rinj mund të kushtojnë më shtrenjtë për 30-40 për qind.

Për herë të parë, përdoruesit e iPhone mund të vendosin WhatsApp si aplikacionin e parazgjedhur për thirrje dhe dërgim mesazhesh. Kjo mundësi është aktualisht ekskluzive për versionin beta të aplikacionit WhatsApp për iOS, por pritet që së shpejti të bëhet e disponueshme edhe në versionin zyrtar. WhatsApp është aplikacioni i parë i madh që ka përdorur API-të e reja që Apple ka prezantuar me iOS 18.2, duke mundësuar ndryshimin e aplikacionit të parazgjedhur për thirrje dhe mesazhe dhe ka publikuar gjithashtu API-të e nevojshme që aplikacionet e palëve të treta mund t’i përdorin për të bërë aplikacionet e tyre alternativa për zgjidhjet e Apple.