Tech

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?!

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro. Sipas burimeve të besueshme, logoja e Apple në pjesën e pasme do të zhvendoset. Në serinë 17 Pro, logoja e Apple do të vendoset më poshtë, ndërsa Apple po ndryshon edhe pozicionin e spirales së karikimit. Kjo do të jetë hera e parë që logoja ndryshon vend prej iPhone 11, serisë që solli pozicionin aktual të logos. Nuk ka informacione për momentin nëse iPhone 17 standard apo modelet Air do të kenë këtë ndryshim të logos.

Madhësia më e madhe fizike e “ishullit të kamerave” në serinë 17 Pro mund të jetë arsyeja për zhvendosjen e logos dhe ndryshimin e spirales së MagSafe. Sidoqoftë, për momentin, këto informacione mund të thuhet se janë vetëm supozime. Apple po përgatitet të prezantojë iPhone Fold, telefonin e saj të parë me ekran të palosshëm, që pritet të debutojë në vjeshtën e vitit 2026. Sipas burimeve nga 9to5mac dhe Digital Chat Station, pajisja është ende në fazë testimi, por disa karakteristika tashmë janë zbuluar.

Ekrani i brendshëm do të jetë 7.58 inç, pak më i vogël se sa ishte parashikuar më parë. Telefoni do të ketë dy kamera prej 48 MP secila, ndoshta një lente të gjerë dhe një ultra të gjerë ose telefoto. Trupi do të jetë prej titani dhe përmasat e tij janë të krahasueshme me një iPad mini, duke e bërë më të lehtë për përdorim me një dorë kur është i palosur. Synimi i Apple duket të jetë jo vetëm inovacioni, por edhe sfidimi i rivalëve si Samsung.

Nëse përforcimi i mekanizmit të palosjes rezulton i suksesshëm, iPhone Fold mund të revolucionarizojë tregun e smartfonëve. Apple ndryshoi së fundmi rregullat dhe tarifat në App Store në Bashkimin Evropian, pasi rregullatorët antitrust të bllokut urdhëruan që ajo të hiqte barrierat tregtare për dërgimin e klientëve jashtë dyqanit. Apple tha se zhvilluesit do të paguajnë një tarifë përpunimi prej 20% për blerjet e bëra përmes App Store, megjithëse tarifat mund të shkojnë deri në 13% për programin e biznesit të vogël të Apple.