Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Ke menduar ndonjëherë “ky telefon po më bën presion psikologjik”… epo prit kur të fillojë edhe të paloset.
Sipas raportimeve të fundit, Apple po përgatitet të lançojë iPhone-in e parë “foldable” në shtator, bashkë me serinë e re iPhone 18. Po, po — iPhone që hapet si sanduiç. Mungon vetëm që të të thotë “mirëdita” kur e palos.
Ky është një hap i madh për Apple, sepse deri tani kompania eshte sjelle sikur telefonat që palosen nuk ekzistojnë… ndërkohë që Samsung dhe markat kineze kanë vite që po i shesin si buka e ngrohtë. Apple tipik: “S’po nxitohemi… po presim ta bëjmë më mirë.” Si ai shoku që vjen në party 2 orë me vonesë dhe thotë “tani fillon festa”.
Sipas burimeve, problemi më i madh ka qenë ekrani — sepse telefonat që palosen zakonisht kanë atë vijën në mes, që duket sikur dikush e ka shtypur me lugë. Apple thotë që e ka zgjidhur këtë gje. Pra në teori, hap telefonin dhe nuk duket si fletore matematike e klasës së 7-të.
Por ka një “catch”: prodhimi mund të jetë i kufizuar. Pra nëse mezi kap iPhone normal në launch… ky do jetë si të gjesh parkim në Tiranë në orën 6 pasdite. Fat i pastër.
Po a na duhet vërtet një telefon që paloset? Sepse le të jemi të sinqertë — shumica prej nesh mezi kujdesemi për telefonin që kemi. Imagjino tani një pajisje që hapet e mbyllet… si durimi ynë kur na vjen një telefonatë e panjohur.
Gjithsesi, Apple po hyn zyrtarisht në lojë. Dhe kur Apple hyn në një treg, nuk vjen për të marrë pjesë… vjen për ta bërë trend.
Pra bëhu gati: shumë shpejt do kemi njerëz që nuk thonë më “kam iPhone”… por “kam iPhone që paloset”. Dhe aty fillon show-i i vërtetë.