Aktualitet Rajoni

Armë zjarri, dokumente false e vula në banesë, pranga shqiptarit në Greqi!

Një 32-vjeçar nga Saranda u arrestua pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës. Policia greke kreu kontroll në një banesë në zonë, pas dyshimeve se kishte sende të paligjshme.

Aty ku jetonin Kostandin Nesturi dhe greku Aleksandros Banin, 29 vjeç, u gjetën e sekuestruan një armë zjarri automatike me 9 fishekë, një jelek anti-plumb, 5 fishekë, çift targash false, kartë identiteti greke false, dy vula zyrtare e katër biznesi, 3.6 gr kokainë, 27 gr marijuanë, dy peshore, 16 grirës marijuane, dy laptop.

Policia greke po heton arsyet se pse dy të dyshuarit mbanin armatim dhe dokumente false në banesë.

Kostandin Nesturi rezulton me precedentë penalë në Shqipëri. Ai është arrestuar në Sarandë në vitin 2014 për vjedhjen e 360 litrave naftë të gjeneratorit të një kompanie telefonike. Po në Sarandë u prangos edhe më 2023-shin duke drejtuar një automjet tip “BMW” të dyshuar si të vjedhur në Spanjë. Gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike, marijuanë.