Arnold Schwarzenegger ka reaguar për herë të parë ndaj një prej skenave më të përfolura të serialit të HBO-së “The White Lotus”, ku djali i tij, Patrick Schwarzenegger, shfaqet plotësisht nudo.
Në një intervistë të realizuar nga “Variety”, në kuadër të serisë “Actors on Actors”, Arnold dhe Patrick diskutuan për aktrimin, karrierën dhe marrëdhënien e tyre si baba e bir.
Gjatë bisedës, Arnold nuk ngurroi të ndante reagimin e tij ndaj momentit kur pa të birin në një skenë +18.
Nuk mund ta besoja
-tha ai me të qeshur.
Po shikoja serialin dhe papritur… të pasmet. Dhe pastaj – ajo gjëja! Mendova: ‘Çfarë po ndodh këtu? Është çmenduri!’
Megjithatë, aktori legjendar i “Terminator” shtoi me vetëironi:
I thashë vetes: Ej, Arnold, edhe ti e ke bërë këtë më parë – në ‘Conan’ dhe në ‘Terminator’. Kështu që mos u anko. Thjesht më befasoi fakti që po ndjek hapat e mi kaq afër, edhe në detaje.
Patrick, i cili me rolin e tij në “The White Lotus” mori vëmendje të madhe nga publiku dhe kritika, e quajti bisedën me të atin një moment surreal.
Faleminderit. Edhe pse flasim shpesh, rrallë kemi ndarë biseda 45-minutëshe për aktrimin. Është bukur që më në fund njerëzit po vlerësojnë punën time – kam bërë shumë projekte që askush nuk i ka parë.
Arnold u shpreh i impresionuar me performancën e të birit, duke thënë:
Nëse do të ishte një vit më parë, Variety nuk do të na kishte ftuar bashkë. Por pas ‘White Lotus’, ti shpërtheve. Më habiti mënyra si luajte. Nuk të njoha. Ishte fantastike.
Ai shtoi me humor se tani fansat e ndalojnë në palestër për t’i thënë: “Djali yt është i jashtëzakonshëm” ose “E urreja djalin tënd në atë serial!”
Patrick Schwarzenegger, i cili deri tani ka qenë më i njohur për projekte të vogla, duket se me “The White Lotus” ka hyrë zyrtarisht në rrethin e aktorëve të rinj më premtues të Hollywood-it.