Aktualitet

Arrestime në Fier, mes tyre 1 i kërkuar për konflikt me armë!

Arrestime nga Policia e Fierit, pranga dy shtetasve. Blutë kapën një 34 vjeçar të shpallur në kërkim për konflikt me armë zjarri nëntorin e kaluar, si edhe një 52-vjeçar, për posedim pistolete, që iu gjet në banesë. Ky i fundit u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale iu referuan prokurorisë.

Njoftimi zyrtar: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte armë zjarri tip pistoletë, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D.L., 52 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.

Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit R.Ç., 34 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.