Bota

Arrestimi i Andrew, reagon Mbreti Charles: Drejtësia të bëjë punën e vet!

Mbreti i Anglisë, Charles III, ka reaguar pas lajmeve që vëllai i tij, tashmë ish-Princi Andrew, është arrestuar.

“Mësova me shqetësim të thellë lajmin për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për shpërdorim të detyrës në një funksion publik. Tani vjen një proces i plotë, i ndershëm dhe i drejtë, përmes të cilit çështja hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet e duhura.

Po e them qartë: drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

Teksa ky proces vijon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje.

Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vijojmë detyrën dhe shërbimin ndaj jush”, tha Charles