Bota

Vizita në kështjellën mbretërore, Trump përsërit veprimin e mëparshëm! Ecën përpara mbretit Charles III

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë nisur një vizitë zyrtare në Kështjellën Windsor, ku u pritën nga mbreti Charles III, mbretëresha Camilla, si dhe princi dhe princesha e Uellsit.

Ndërsa Donald Trump dhe mbreti Charles III, inspektuan gardën e nderit, presidenti eci disa hapa përpara monarkut, duke përsëritur një tjetër veprim që bëri gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në vitin 2019, kur eci para mbretëreshës Elizabeth II.

Megjithatë, Pallati Mbretëror tha në vitin 2019 se ecja e Trump përpara mbretëreshës nuk përbënte shkelje të protokollit. Pallati gjithashtu nuk kundërshtoi kur Trump vendosi dorën në shpinë të mbretëreshës së ndjerë pas dollisë së tij.

Edhe pse Trump e vendosi veten përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa inspektonte rojën e nderit, ai dhe Charles dukeshin në humor, pasi të dy kapën duke shkëmbyer një shaka ndërsa ecnin nëpër oborrin e Kështjellës Windsor

Mes vizitës së presidentit amerikan, demonstratat anti-Trump të organizuara nga Koalicioni ‘Stop the Trump’ pritet të zhvillohen në Londrën qendrore dhe në Windsor.

Koalicioni “Stop Trump” thotë se dëshiron të “luftojë kundër qeverisë britanike dhe elitës politike kur ajo përpiqet të qetësojë” politikat e Trump.

“Kjo do të jetë një protestë masive kundër vizitës shtetërore të Trump. Trump dhe politikat e tij autoritare nuk janë të mirëpritura këtu. Keir Starmer nuk duhet t’i shtrojë tapetin e kuq Trumpit.

Ata tashmë janë të frikësuar. Ata kanë zgjedhur datën e parë të mundshme që e pengon Trumpin të jetë në gjendje t’i drejtohet Parlamentit. Ne e dimë që Trump është thellësisht jopopullor me publikun.

Kemi mobilizuar qindra mijëra njerëz kundër Trump gjatë mandatit të tij të parë dhe që atëherë ai vetëm është përkeqësuar vetëm. Po punojmë me shpejtësi për të bashkuar të gjitha lëvizjet – për demokraci, për barazi, kundër ndryshimeve klimatike, për një Palestinë të lirë – për të treguar unitetin tonë kundër Trump”, tha zëdhënësja e Koalicionit “Stop Trump”, Seema Syeda.
Siguria është rritur në të dyja vendet, me policinë në gatishmëri të lartë. Shërbimi i Policisë Metropolitan e të Londrës tha se në zonë ka më shumë se 1,600 oficerë.