Aktualitet

Arrestohet bashkëpunëtori i grabitëses së karburanteve, në pranga kushëriri 22-vjeçar

Një ditë pas arrestimit të grabitëses 31-vjeçare të karburanteve, Policia e Fierit arrestoi dhe bashkëpunëtorin e saj. Në pranga ta Emiljano Grembi, 22-vjeç, banues në Belinë Patos, njëherazi kushëriri i të dyshuarës Anna Malaj. Në fillim të muajit, ata grabitën një pikë karburanti në Levan, duke marrë 30 mijë lekë, ndërsa ditë më pas tentuan dhe vjedhjen e dy të tjerave, por nuk ia arritën qëllimit.