Auto & Moto

Arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 2.5 sekonda, Doknvervoort prezanton F-22!

Nëse jeni duke kërkuar për një F-22 pa krahë, drejtohuni tek Donkervoort. F22 e tyre arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin pothuajse 300 km/h. E gjithë kjo performancë rivalizon makinat më të mira hiper sportive me motorë masivë. Megjithatë, për specialistin holandez Donkervoort, motori me pesë cilindra 2.5 TFSI i Audi i mjafton për këtë. Prodhuesi ka paralajmëruar prodhimin e pesë njësive të fundit të këtij modeli, pas të cilit motori Audi do të dalë në pension.

Në të njëjtën kohë, Donkervoort konfirmoi ardhjen e pasardhësit dhe theksoi në njoftimin zyrtar se modeli i ri nuk do të jetë elektrik dhe do të jetë dukshëm më i shtrenjtë. Makinat Donkervoort janë një pamje e rrallë në rrugë dhe njësitë nga seria Final Five do të jenë një ekskluzivitet i vërtetë. Kjo bishë, që peshon pak më shumë se 700 kilogramë, fuqizohet nga një motor Audi që prodhon 500 kuaj-fuqi.

Risitë për këtë seri përfshijnë frenat e rinj, rrotat më të lehta dhe një sistem shkarkimi titani. Lista e opsioneve përfshin sistemin e ngritjes së shasisë, ajër të kondicionuar të përmirësuar, alarm, kamerat e përparme dhe të pasme dhe sediljet Recaro me fibra karboni. Duhet theksuar se të pesë njësitë tashmë janë shitur, pavarësisht çmimit fillestar prej së paku 315,000 euro.