BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit, por duke u ndalur edhe tek turizmi në Shqipëri. Çfarë çalon në vendin tonë sipas saj?
Ronaldo: A e di se çfarë më ka ndodhur një herë? Por që realisht jam shokuar dhe jam tronditur dhe jam ndierë shumë keq. Po prisja radhën për të marrë një produkt në një vend të shtrenjtë dhe aty ku do merrja diçka për të pirë, shiteshin dhe ëmbëlsira. Dy vajza që punonin në një biznes paralelisht aty pranë, vijnë dhe e pyesin këtë djalin: ‘a ke tiramisu?’ Dhe a do ta dish se cila ishte përgjigjja e tij? Tha: ‘Ka, por nuk e di a keni lek për ta paguar.’
Rea: Kjo është një gjë shumë e ulët. Asnjëherë nuk mund ta gjykosh dikë.
Ronaldo: Më erdhi mua siklet që ndodhesha aty, që e dëgjova.