Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të vijimit të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse te Tuneli i Llogarasë, ditën e sotme në orën 12:00 kryhet një shpërthim i kontrolluar.
Sipas njoftimit, shpërthimi realizohet rreth 1150 metra nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës, me sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës.
ARRSH-ja bën të ditur se procesi do të zhvillohet pa penguar qarkullimin e automjeteve. Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë gjatë kryerjes së shpërthimit.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.