Celebrities Gossip Showbiz

Arsyeja se përse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve të zezë!

Cristiano Ronaldo, ka tërhequr sërish vëmendjen me një zakon; lyerjen e thonjve të këmbëve. Sipas gazetës gjermane BILD, 39-vjeçari e praktikon këtë veprim për arsye higjienike dhe mbrojtëse, duke parandaluar bakteret dhe kërpudhat që mund të shfaqen për shkak të djersës në këpucë. Ky zakon nuk është i panjohur mes sportistëve profesionistë, veçanërisht në sporte si boks, MMA dhe atletikë. Emra të mëdhenj si Mike Tyson dhe Israel Adesanya kanë përdorur të njëjtën praktikë gjatë karrierës së tyre.

Përveç kësaj, Ronaldo njihet për përkushtimin ekstrem ndaj shëndetit dhe formës së tij fizike. Ai përdor unazën inteligjente “Oura Ring”, e cila monitoron gjumin, temperaturën, ritmin e zemrës dhe aktivitetin fizik, pjesë e një rutine të detajuar që përfshin deri në pesë sy gjumë në ditë. Cristiano Ronaldo ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij duke fituar për herë të dytë Ligën e Kombeve të UEFA-s, këtë herë pas një finaleje dramatike kundër Spanjës, e fituar nga Portugalia me penallti. Ylli portugez, i cili shënoi një tjetër gol në këtë sukses, ka arritur në kuotën e 938 golave në karrierë dhe ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Në përfundim të finales në Mynih, Ronaldo sqaroi çdo paqartësi për të ardhmen e tij. I pyetur nëse do të vazhdojë te Al-Nassr, ai u përgjigj prerazi: “Po”, duke shtuar: “Praktikisht, asgjë nuk ndryshon”.