Art & Kulturë Back to the Beginning Film & Tv

“Arti të mban gjallë…”/Anxhelo Shkreli dhe Julian Hurdha, miqësia që bashkon punën dhe sfidon egon e TV!

Top Albania Radio sapo ka nisur sezoni i ri i emisionit “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin. Të ftuarit e saj të parë të këtij rrugëtimi kanë qenë Anxhelo Shkreli dhe Julian Hurdha, dy djem të rinj, miq shumë të mirë me njëri-tjetrin të cilët kanë përfunduar Akademinë e Arteve për Aktrim dhe Mësuesi.

Anxhelo tregoi se si nisi kjo shoqëri mes tyre…

Na ka bërë bashkë një shfaqje teatri “Jashtë derës” e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ne ishim figurantë, si çdo student i ri që do të provojë veten në skenën e teatrit. Ne ishin ushtarët e asaj shfaqje dhe kishim pothuajse 30 minuta përpara se të fillonte shfaqja një fazë përgatitore dhe me Julin kishim një lloj bisede për filmat e mirë që na linte shumë kohë duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. 

Julian shtoi se:

Arti të mban gjallë, ky është thelbi i të gjithë bisedës, njohjes sonë dhe vazhdimit të rrugëtimit si shokë të ngushtë.

Kozeta më pas i pyeti se si lindi bashkëpunimi mes tyre duke bërë edhe një analizë se kë cilësonte batutën dhe kundrabatutën mes tyre. Në lidhje me këtë Anxhelo u shpreh se:

Ideja është që ne kur e kemi ndërtuar emisionin e kemi ndarë 50 me 50. Çfarë kanë qenë që i përshtateshin më shumë profilit të Julit, i ka mbajtur Juli dhe unë isha ai që ia “pasonte” që ai të godiste dhe të shënonte pikë. Ndërsa për gjërat që ishin të miat ishte Juli ai që më “pasonte”. Me thënë të drejtën ne flasim për gjërat e mira që kanë dyshet, por në media me sa kemi parë ne egoja është një gjë vrastare. Gjithsecili do që të flasi më shumë dhe do që ta bëjë ai më shumë.