Fashion

Artikujt më të kërkuar të MODËS gjatë vitit 2025!

2025 rezultoi të ishte një vit interesant për modën retro. Në tapetet e kuq, shumë yje u shfaqën me veshje arkivore të pasarelave, duke dëshmuar se një dizajn i së kaluarës mund të duket po aq modern edhe sot. Edhe jashtë skenës, figura të njohura si Kendall Jenner apo Tyla kanë përfshirë veshje retro në garderobën e tyre të përditshme. Sipas renditjes vjetore të Google Year in Search, një nga kërkimet më të shpeshta të vitit ishin pikërisht artikujt retro të veshjeve.

Lista e 10 artikujve retro më të kërkuar të vitit 2025 është po aq e çuditshme sa e larmishme. Duke marrë parasysh rritjet e qëndrueshme të trafikut gjatë 12 muajve të fundit, Google rendit këto artikuj si më të kërkuarit bluzat me kapuç Oakley, pantallonat Red Kap, bluzat e Motley Crue, bluza me jakë të ngritur, xhaketat Eagles, xhaketat Hollister, xhinset Miss Me, bluza Eagles, bluza me kapuça Fox Racing dhe kërkimi më i gjerë nga të gjithë; pantallona të shkurtra retro.

Edhe pse lista mund të duket e rastësishme, ajo është e mbushur me nostalgji të viteve ’90 dhe 2000. Marka si Oakley apo Fox Racing ishin simbol i stilit urban rebel të viteve ’90, ndërsa xhaketat Hollister me gëzof dhe xhinset Miss Me dominuan fillim të viteve 2000. Rikujtojmë se Prada ka përfunduar zyrtarisht blerjen e markës së njohur italiane Versace, duke mbyllur një marrëveshje që vlen rreth 1.3 miliardë euro (1.51 miliardë dollarë). Njoftimi u bë të martën dhe shënon një nga transaksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në industrinë e luksit. Marrëveshja u nënshkrua fillimisht në prill, pasi Capri Holdings, kompania mëmë e Versace, dështoi të shitej tek Tapestry për shkak të shqetësimeve nga autoritetet ndërkombëtare të antitrustit.