Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, u njoftuan ndryshime drejtuesish politikë të qarqeve.
Kështu, Emirjana Sako ikën nga Durrësi, ndërsa Benet Beci nga Shkodra dhe Eduard Shalsi nga Kukësi. Ky i fundit angazhohet në Njësinë 11 në Tiranë.
Enea Karakaçit iu besua drejtimi i Shkodrës, Ermal Nufit i Lezhës, nga ku largohet Ulsi Manja, i cili rikthehet në Dibër dhe Erion Malajt, i Kukësit.
Qarku Tiranë nuk do të ketë më në krye Elisa Spiropalin, por Taulant Ballën, i cili do të vazhdojë të jetë koordinator për Diasporën e drejtues në Njësinë 5 me Erion Braçen dhe Fatmir Xhafajn. Ogerta Manastirliu mbetet drejtuese politike e PS-së në bashkinë e kryeqytetit.
Nga Dibra, Blendi Klosi shkon në Durrës, aty ku zëvendëson Emirjana Sakon.
Ndërkaq, u konfirmuan Belinda Balluku në Fier, Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Arbjan Mazniku në Elbasan, si edhe Ervin Demo në Berat.
Nga drejtuese e Qarkut Tiranë, Elisa Spiropali merr drejtimin e Njësisë 13 në kryeqytet, me Anila Denajn.