Gossip Showbiz

ASAP Rocky zbulon pa dashje gjininë e foshnjës së tretë me Rihannën?

Gjatë premierës së filmit të animuar “Smurfs” në Belgjikë, reperi ASAP Rocky duket se ka konfirmuar pa qëllim gjininë e fëmijës së tretë që pret me këngëtaren Rihanna.

Teksa po intervistohej nga “Entertainment Tonight”, prezantuesi e pyeti drejtpërdrejt nëse foshnja do të jetë vajzë.

Rocky u përgjigj me një buzëqeshje të gjerë: Po, vëlla, është.

Më pas, ai tregoi me entuziazëm një lodër të personazhit Smurfette, të cilin e dublon Rihanna në film, duke shtuar:

Këtu, këtu.

Ky veprim u interpretua nga fansat si një konfirmim i heshtur se çifti është në pritje të një vajze.

Rihanna, e cila ishte gjithashtu e pranishme në premierë, shfaqte barkun e rrumbullakosur, duke dëshmuar për shtatzëninë e saj të avancuar.

Lajmin për fëmijën e tretë ata e konfirmuan në muajin maj gjatë Met Gala 2025, duke befasuar publikun dhe fansat.

Sipas një burimi për revistën “People”, çifti është shumë i emocionuar për zgjerimin e familjes.

Rihanna gjithmonë ka dashur një familje të madhe dhe fëmijë të afërt në moshë, që të rriten bashkë

-tha burimi.

Nëse konfirmimi i ASAP Rocky rezulton i vërtetë, atëherë dyshja shumë e dashur nga publiku do të mirëpresë së shpejti vajzën e tyre të parë, pas dy djemve që kanë së bashku.