Lajmi është konfirmuar nga dokumentet zyrtare të siguruara nga TMZ, ku thuhet se shkaku kryesor i vdekjes ishte dështimi akut i frymëmarrjes, i shkaktuar nga kanceri në pankreas dhe pneumonia nga aspirimi – një infeksion i rëndë bakterial në mushkëri.
Sipas certifikatës së vdekjes, Fenty vuante gjithashtu nga dështim akut i veshkave dhe nekrozë tubulare, gjendje që dëshmojnë për dëmtime të avancuara në sistemin urinar.
Ai ndërroi jetë në spitalin Cedars-Sinai në Los Anxhelos, ku po merrte trajtim mjekësor.