Edhe pse është një nga femrat më të pasura dhe më të famshme në botë, me një pasuri që i kalon 1.4 miliardë dollarë, Rihanna dëshmon se gëzimet më të mëdha shpesh gjenden te gjërat e thjeshta.
Superylli 37-vjeçar, e cila pret fëmijën e tretë me partnerin e saj ASAP Rocky, është fotografuar teksa shijonte një vizitë në zinxhirin e njohur të fast food-it, “Fatburger”, në Kaliforninë Jugore.
E veshur me një fustan të lehtë veror ngjyrë kafe të hapur, me një kapele bejsbolli dhe atlete Puma, Rihanna u shfaq e thjeshtë dhe plot stil.
Me një pije freskuese në dorë, këngëtarja tregoi se edhe gjatë shtatzënisë mbetet një ikonë mode.
Kjo dalje e saj në publik vjen pas një periudhe të vështirë, pas humbjes së babait të saj, Ronald Fenty, i cili ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare.
Megjithëse marrëdhënia e tyre kishte kaluar sfida dhe përplasje — përfshirë edhe një proces gjyqësor që Rihanna kishte nisur në 2019 për përdorimin e paligjshëm të emrit të saj — ata ishin pajtuar para ndarjes së tij nga jeta.
Në plan profesional, Rihanna vijon të jetë aktive dhe të mos e lërë pas muzikën.
Gjatë një interviste për “Entertainment Tonight”, ajo siguroi fansat se shtatzënia nuk do të pengojë daljen e albumit të saj të shumëpritur, të njohur si “R9”.
Jo, ndoshta do të vonohen disa video
-u shpreh këngëtarja, duke lënë të kuptohet se rikthimi i saj në muzikë është pranë.
Ndërkohë, Rihanna vazhdon të balancojë jetën si nënë, partnere dhe artiste, duke treguar se përtej pasurisë dhe famës, lumturia ndonjëherë gjendet edhe te një hamburger i thjeshtë.