Aktualitet

Asgjësohen rreth 3 mijë bimë cannabis në Shkodër/Shpëtojnë kultivuesit!

Rreth 3 mijë bimë cannabisi u asgjësuan në qarkun e Shkodrës, në kuadër të një operacioni antidrogë. Asnjë prej kultivuesve nuk ra në pranga dhe në hetim u vunë 2 roje mjedisi. Në territorin e njësive administrative Pult e Shosh u asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, ndërkohë në Kastrat e Gruemirë, 1631. Po ashtu, 139 bimë u asgjësuan në Temal e Shllak dhe 438 në Luf-Qerret e Gjegjan.

Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

V. P., roje pyjesh

A. K., roje e zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.