Lifestyle

Ata që ikin nuk harrohen kurrë/ Jehona e një mungese që nuk hesht!

Ka njerëz që nuk ikin kurrë me të vërtetë. Edhe kur largohen, edhe kur heshtin, edhe kur nuk i sheh më, ata rrinë aty. Në një cep të mendjes, në një fragment të një kënge, në mënyrën si i lidh flokët para pasqyrës apo në mënyrën si i mbledh buzët kur diçka s’të pëlqen.

Ata që ikin janë më të zhurmshëm se ata që qëndrojnë. Sepse mungesa e tyre bën zhurmë. Zhurmë të heshtur, të atillë që nuk e ndien në vesh, por në gjoks. Të kujton një mesazh që nuk vjen, një përqafim që nuk u tha, një “më fal” që mbeti në ajër.

Nuk ka kalendar për të mësuar si të harrosh. Dhe nuk ka orë që të mëson si t’i zhdukësh kujtimet. Thjesht mëson të ecësh me to. I bart me vete si një valixhe që fillimisht të rëndon, pastaj thjesht bëhet pjesë e udhëtimit.

Ka njerëz që i do edhe kur nuk janë më pranë. Dhe kjo s’është dobësi. Është njerëzi. Të kujtosh pa inat, të përqafosh pa praninë fizike, të falësh edhe kur s’mund të flasësh më, janë forma të vogla dashurie që vazhdojnë të ndriçojnë brenda nesh. Sepse fundja, ata që ikin nuk zhduken. Ata jetojnë përmes kujtimeve që s’harrohen dhe ndjesive që s’ndryshken. Janë si një këngë e njohur që vjen papritur në radio dhe të mbush sytë me kujtime. Nuk është mësohesh me largimin, është mësohesh të jetosh bashkë me mungesën.