Aktualitet Rajoni

Atentati mafioz që la të vdekur një shqiptar në Athinë, dalin pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes

Këto janë pamjet nga atentati mafioz i ndodhur sot në Athinë me një shqiptar të vdekur dhe një tjetër të plagosur.


Gazetari Artur Bibe raporton se dy shqiptarët ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.

 LEXO EDHE: Atentat në Athinë, viktima dhe i plagosuri janë shqiptarë!

Autorët përdorën një makinë të vjedhur herët në mëngjes sot më zonën e Peristerit.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.

LEXO EDHE: Trafik i qenieve njerëzore, arrestohet një tjetër ukrainas në Vlorë!

Krahas 45-vjecarit Irakli Davella nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq, i cili mbeti i vrarë, i plagosur rëndë ka mbetur edhe një shqiptar i identifikuar si Edi Lulo 46 vjeç.

Nuk dihet nëse ky është identiteti zyrtar i tij, apo kështu njihet. Sipas burimeve zyrtare, ai kishte pak ditë që kishte mbërritur nga Dubai në Greqi.

Nuk dihet ende se kush ka qenë objektiv i atentatit, pasi edhe Davella rezulton i përfshirë në një grup kriminal shqiptaro-grek, i cili prej vitesh vepronte në Athinë dhe drejtohej nga të ashtuquajturit “kumbarë të natës”.

Tre prej pjesëtarëve të grupit ku bënte pjesë më parë Davella, rezultojnë të ekzekutuar më parë e disa të arrestuar.

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qira në ishujt grekë.

Top Channel