Trafikimi dhe shfrytëzimi kryesisht i shtetasve ukrainas në vendin tonë për veprimtari të paligjshme si shitja e drogës, policia e Vlorës arreston një tjetër person nga Ukraina, në vijim të operacionit të koduar “Transnacional”. Në pranga ra një 24-vjeçar, me banim në qytetin Sumskaja. Ka dyshime se bashkëpunonte me të tjerë, të arrestuar më herët.
Një 24-vjeçar, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë u arrestua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, O.K, 24 vjeç në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Transnacional” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Evropës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.
Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “Transnacional”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.