Aktualitet

Athinë, arrestohet porositësi i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku

Arrestohet në Athinë porositësi i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku.  Bledar Jambelli ra në prangat e Interpolit grek. Ai fshihej me dy emra, pasi njihej edhe si Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier. Arrestimi i autorit të krimit, Mikel Shallari çoi në zbulimimin e dinamikës së vrasjes, që ndodhi më 8 Prill të 2017-ës, në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë.  Që në fillim ngjarja u hetua si hakmarrje.