Aktualitet

Opozita bojkoton Kuvendin, deputetët e PD dhe PL nuk morën pjesë në seancë, kërkojnë plotësimin e kërkesave të protestës

“Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës”, kështu ka deklaruar Sali Berisha.

Ligjvënësit  demokrat i qëndruan besnik vendimit të kryetarit për të bojkotuar seancën. Fjala e Berishës nuk u vu në dyshim nga asnjë deputet, të cilët nuk kaluan pragun e sallës se seancave plenare.

Karriget e opozitarëve do të vijojnë të jene bosh deri ne fund te sesionit për sa kohe mazhoranca  refuzon  nismat për shfuqizimin e ligjeve që  prekin  zonat e mbrojtura.  Një lëvizje politike që është e njëjtë me  kërkesat e protestës së bulevardit.

NISMAT LIGJORE TE PD

Pr.ligji për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
Pr.ligji për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
Pr.ligji për shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Pr.ligji për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.
Java për demokratët nisi me mungese ne Parlament,  por me prezencë ne SPAK, ku kryetari i grupit Gazment Bardhi trokiti për te depozituar një padi  penale  për kryeministrin Edi Rama  dhe Ministrit  Blendi Gonxhe. Në kallëzimin e depozituar PD i akuzon për ‘Shpërdorim  detyre’ dhe ‘Shkelje të barazisë në tendera” për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West.