Aktualitet

ATP-ja mbyll shqyrtimin e 176 kërkesave

Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 176 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale. Deri më tani, ata përfitojnë kompensimin apo shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Procesi është zhvilluar pasi ALUIZNI ka kryer procedurat për kalimin e pronësisë tek pronarët e rinj për pronat e patundshme tokë dhe truall.