Aktualitet

Audienca, studimi: Telemetrix dhe Abacus, besueshmëri të ulët!

Këshilli i Europës hartoi një raport me nota të forta kritike për kompanitë që masin audiencën televizive në Shqipëri. Studimi doli në përfundimin se dy shoqëritë, “Abacus” dhe “Telemetrix” përdorin sisteme me kufizime të mëdha dhe nxjerrin të dhëna me besueshmëri të ulët. Përveç mangësive të mëdha teknike, raporti i Këshillit të Europës thotë se ka dyshime se, të dy kompanitë e matjes së audiencës në Shqipëri mund të manipulojnë qëllimisht të dhënat kundrejt pagesave. Për këtë arsye, konstatohet se matjet nga “Abacus” dhe “Telemetrix” janë tërësisht të pabesueshme.