Aktualitet

Audio-përgjimi, Xhafaj sfidë Bashës: Njëri nga ne të dorëhiqet!

Fatmir Xhafaj reagoi në rrjetet sociale një ditë para protestës së opozitës e cila kërkon dorëheqjen e tij, pas publikimit të një audio përgjimi i cili impikon vëllain e tij Agron Xhafaj në trafik droge. “Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them se nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm, thotë Xhafaj. Ai shtoi se nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin.