Rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP Albania po i afrohet finales dhe mbështetja për të po rritet çdo ditë. Së fundmi, ka qenë Aurela Gaçe ajo që ka reaguar publikisht, duke i kushtuar një mesazh të ndjerë mikut të saj.
Këngëtarja tregoi se zakonisht shmang komentet për kolegët që bëhen pjesë e formateve reality, për shkak të energjisë negative dhe gjuhës së urrejtjes që shpesh i shoqëron.
Megjithatë, për Mirin ka bërë një përjashtim, duke rikujtuar edhe historinë e grupit “West Side Family” dhe figurën e Dr. Flori.
Në mesazhin e saj, Aurela thekson se pavarësisht zhurmës dhe dinamikave të lojës, ajo mbështet qëllimin dhe rrugëtimin personal të Mirit brenda shtëpisë.
Në fund, ajo i uron sukses dhe dashuri, duke sjellë në kujtesë edhe filozofinë e Dr. Florit për jetën, duke lënë të kuptohet se përtej garës, ajo që ka më shumë rëndësi është ajo që mbetet pas, respekti dhe dashuria e publikut.