Celebrities Gossip Showbiz

“Ajo i ka kërkuar…” Land Hysi thyen heshtjen për raportin e shumëpërfolur Selin-Miri!

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit “West Side Family”, ka komentuar një nga temat më të nxehta të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, raportin mes Mirit dhe Selinës.

Në një intervistë, ai dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet se kush iu afrua i pari në shtrat:

Selina Mirit

Sipas tij, një detaj i rëndësishëm është lënë në hije nga publiku.

Ajo i ka kërkuar. Miri ka pranuar lojën. Të dy kanë qenë pjesë e kësaj dhe janë ngritur nga kjo situatë. Nuk mund të thuhet që njëri është i keqi dhe tjetri i miri

-u shpreh ai.

Landi u ndal edhe te presioni që, sipas tij, ka përjetuar Miri gjatë gjithë kësaj periudhe. Ai theksoi se këngëtari ka përballuar kritika të shumta nga publiku dhe opinionistët, duke mbajtur “barrën e krevatit” dhe të gjithë situatës së krijuar.

Në fund, ai shtoi se gjithçka ka qenë pjesë e lojës dhe jo e ndjenjave reale, duke nënvizuar se Miri e ka menaxhuar situatën dhe, sipas tij, madje e meriton edhe fitoren.

Deklaratat e Roland Hysi kanë rikthyer vëmendjen te dinamika e fortë mes banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto komente në rrugën drejt finales së madhe.