Celebrities Gossip Showbiz

“Do të më ndash nga gruaja…” Shpërthen Miri ndaj Mateos!

Pas përfundimit të spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania, tensionet mes Mirit dhe Mateos kanë shpërthyer në një debat të ashpër që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Shkak për përplasjen u bë fakti që Mateo i përmendi Mirit çështje personale, përfshirë marrëdhënien e tij me Selin. Kjo gjë e revoltoi këngëtarin, i cili reagoi menjëherë me tone të forta.

Gruas time t’i vish anash, po më ndan nga gruaja. Do që të më ndash nga gruaja

-iu drejtua ai Mateos gjatë debatit.

Më tej, Miri u shpreh qartë për raportin e tij me Selin, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndjenja:

Këtu nuk kam qenë i dashuruar dhe as nuk jam

Tema e raportit mes tij dhe Selinit u diskutua edhe gjatë spektaklit, ku u përmendën situata si afrimiteti mes tyre dhe çështja e krevatit, që ka ngjallur reagime të shumta.

Megjithatë, artisti i “West Side Family” theksoi se gjithçka ka qenë pjesë e lojës dhe jo e ndjenjave reale, duke u përpjekur të sqarojë situatën pas debatit të fortë me Mateon.