Bota

Australia identifikon përgjegjësin e sulmit kibernetik ndaj ligjvënësve

Australia njoftoi se një “subjekt i sofistikuar shtetëror” është përgjegjës për një sulm kibernetik ndaj ligjvënësve australianë, më herët gjatë këtij muaji. Nuk përjashtohet mundësia që pas tij të qëndrojë ndonjë shtet i huaj. Kryeministri Scott Morrison tha sot se: “Po hetohet dhe një ndërhyrje në rrjetet e partive, në prag të zgjedhjeve të muajit Maj”. Deputetëve iu është thënë të ndërrojnë me urgjencë fjalëkalimet.