Bota

Australia regjistron mbi 100 raste të reja me Koronavirus, për herë të parë në 2 muaj

Për të parën herë në dy muaj, Australia regjistroi të paktën 100 raste të reja me koronavirus, çka jep shpresë për një ulje afatgjatë të valës së dytë të përqëndruar në rajonin e Melburnit. Prej dy javësh, aty janë vendosur kufizime përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore deri më 13 shtator. Lehtësimi i masave anti-COVID pritet të bëhet gradualisht. Në botë janë mbi 25 milionë raste me koronavirus e më shumë se 846 mijë viktima.