Aktualitet

Austria kërkon çeljen e negociatave me Shqipërinë

 

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz kërkon çeljen sa më shpejt të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në një intervistë për shtypin austriak, Kurz thotë se “Kjo është e nevojshme për të shmangur konflikte, në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Sipas Shefit të Qeverisë së Vjenës, “Sa më të vakta të jenë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim nga vendet si Turqia apo Rusia”.