Zv.presidenti dhe Sekretari amerikan i Shtetit, mohuan njëzëri të kenë shkruar ndonjë “opinion” anonim shpërthyes kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa Donald Trump kërkon medoemos të gjejë autorin, Mike Pence dhe Mike Pompeo thanë se nuk kanë të bëjnë me shkrimin e botuar nga Nju Jork Times që në kushtet e anonimatit tregonte sesi një “rezistencë” e brendshme po punonte për të penguar pjesë të agjendës së presidentit Trump.