Autoriteti i Aviacionit Civil i bën thirrje pasagjerëve që sot planifikojnë të udhëtojnë nga Italia drejt Shqipërisë e anasjelltas, se në vendin fqinj ka një grevë 4-orëshe të kontrollorëve të trafikut ajror. Ndërprerja e punës në orarin 13.00-17.00, pritet të shkaktojë vonesa e anulime fluturimesh, si dhe probleme për shtetasit shqiptarë që kanë rezervuar. Autoriteti i Aviacionit Civil iu bën thirrje të kontaktojnë me agjencitë ku prenë biletën, për t’u informuar mbi statusin e fluturimit.