Prej rreth 30 minutash, në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj Saimir Tahirit. Mbrojtja e ish-Ministrit të Brendshëm kërkon t’i hiqet masa “Arrest shtëpie”, ndërsa Prokuroria këmbëngul për “Arrest me burg”. Në nisje të seancës, Maks Haxhia, avokati i Tahirit foli për gazetarët që e pyetën rreth deklaratës së djeshme të Ambasadorit Amerikan, Donald Lu: “Mesazhi i Lu-së ishte shumë i rëndësishëm se gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj, dhe nëse ndodh kjo Tahirit sot duhet t’i hiqet masa e arrestit në shtëpi”. Lu la të kuptohet se mbi njerëzit e Drejtësisë po ushtrohet presion e joshje me rryshfet, për të ndikuar vendimin e Gjykatës për ish-Ministrin e Brendshëm.