Azia Jugore përballet me performancën më të keqe ekonomike në 40 vjet për shkak të koronavirusit. Sipas Bankës Botërore, “Efektet do të ndikojnë për dekada në përparimin e këtij rajoni në luftën me varfërinë”. Ekonomitë si India, Bangladeshi, Sri Lanka dhe Pakistani kanë raportuar pak raste, por ekspertët shqetësohen se këto hapësira mund të jenë epiqendrat e reja të përhapjes së koronavirusit.