Celebrities Gossip Showbiz

Babai i tyre në një romancë të re, por çfarë mendojnë fëmijët e Hugh Jackman për të dashurën e tij?!

Fëmijët e aktorit Hugh Jackman, 24-vjeçari Oscar dhe 19-vjeçarja Ava, thuhet se nuk e pëlqejnë të dashurën e re të babait të tyre, aktoren dhe yllin e “Broadway”, Sutton Foster. Një burim pranë familjes së aktorit, është shprehur:

Ka qenë e vështirë për fëmijët sepse u është dashur të mirëpresin Sutton në botën e babait të tyre, me ndjenjat e tyre të përziera rreth saj dhe do të ndiheshin fajtorë nëse afroheshin shumë me të. Gjithçka po bëhet pak e çrregullt, por Hugh shpreson koha do të shërojë të gjitha plagët, ndaj nëse do të arrijnë ta kalojnë këtë sezon pushimesh pa probleme të mëdha, do të jenë më të qetë në vitin e ri.

Për më tepër, Jackman aktualisht është duke kaluar sezonin e festave në Australi me fëmijët e tij në apartamentin e tij 12 milionë dollarësh North Bondi. Ndërkohë, Foster thuhet se po qëndron në Los Anxhelos duke performuar në produksionin skenik ‘Once Upon A Mattress’.

Sipas raporteve të Daily Mail, pavarësisht distancës, marrëdhënia e Jackman dhe Foster është bërë më e fortë, me aktorin që ka krijuar një lidhje me vajzën e birësuar të Foster, Emily. Megjithatë, romanca e tyre ka shkaktuar tensione me ish-gruan e Jackman. Sipas RadarOnline, ajo është e mërzitur me miqtë e ngushtë të Jackman, Ryan Reynolds dhe Blake Lively, pasi i akuzoi ata për fshehje të informacionit rreth marrëdhënies.

Kujtojmë se aktori 56-vjeçar u nda nga aktorja Deborra-Lee Furness vitin e kaluar pas 27 vitesh martesë dhe së fundmi filloi një ortek thashethemesh për arsyen e divorcit të tyre. Burime të informuara së fundmi konfirmuan për Us Weekly se Hugh dhe Sutton janë në një lidhje dhe se lidhja është arsyeja e divorcit:

Shumë njerëz në Broadway e dinin, por ne nuk thamë asgjë sepse ata të dy janë shumë të mirë. Hugh ka imazhin e një prej djemve më të mirë në Hollywood, kështu që tani ai nuk e di se çfarë të bëjë me këtë.