Për të festuar nisjen e turneut të ri, Backstreet Boys kanë publikuar një version të veçantë të videoklipit të këngës “I Want It That Way”, i cilësuar si “very special 2025”. Ideja u realizua në kuadër të 25-vjetorit të albumit të famshëm Millennium dhe njëkohësisht shërben për të njoftuar rezidencën e tyre artistike në “Sphere” në Las Vegas. Videoklipi i ri është xhiruar në format vertikal, me një plan të vetëm, duke rikrijuar atmosferën origjinale të klipit të parë dhe veshjet ikonike të bardha, që e bënë atë të paharrueshëm.